Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, syri dhe veshi i vetë prindërve

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e oficerëve të sigurisë në shkollat e vendit ndërsa theksoi se “ata janë syri dhe veshi i vetë prindërve”.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e oficerëve të sigurisë në shkollat e vendit ndërsa theksoi se “ata janë syri dhe veshi i vetë prindërve”.

Në fjalën e tij në takimin e organizuar në shkollën “Kosova” në Tiranë” lidhur me sigurinë në shkolla ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin, Rama tha se “në vitin 2019 në gjimnazin “Qemal Stafa” ka nisur ky projekt për futejn e oficerit të sigurisë në shkolla si rezultat i shqetësimeve të mprehta të shprehura nga mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit. Ka nisur si një projekt dhe sot ka marrë formë dhe na ka dhënë të gjitha arsyet për të parë një ndryshim të rëndësishëm dhe për të kuptuar dhe duhet ta fuqizojmë edhe më shumë sigurinë në shkolla. Kemi bërë edhe një rritje të pagës së oficerit në shkolla që paguhen 800 euro. Nuk është çështje policësh, janë njerëz të kualifikuar për temën e sigurisë janë aty si një urë ku kalojnë të gjithë dhe duhet të garantojnë informimin e të gjithëve dhe bashkëveprimin me të gjithë”.

Kryeministri Rama theksoi se “oficerët e sigurisë janë në vend të prindërve që vëzhgojnë nga larg fëmijët, që kujdesen për të kuptuar shqetësimet e tyre, që përpiqen të gjejnë problemet duke ndjekur ndërveprimet mes tyre, u afrohen fëmijëve t’i këshillojnë, i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë në një moment kur ka një keqkuptim, që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollës dhe mësuesit dhe që janë syri dhe veshi i vetë prindërve me fëmijën”.

“Oficerët e sigurisë janë në vend të prindërve që vëzhgojnë nga larg fëmijët, që kujdesen për të kuptuar shqetësimet e tyre, që përpiqen të gjejnë problemet duke ndjekur ndërveprimet mes tyre, u afrohen fëmijëve t’i këshillojnë, i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë në një moment kur ka një keqkuptim, që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollës dhe mësuesit dhe që janë syri dhe veshi i vetë prindërve me fëmijën”.

Oficerët e policisë, shtoi Rama, kanë një mision të njohin me emër çdo fëmijë , që të dijnë duke parë se në çfarë humori, situate psikologjike është fëmija dhe kjo është një punë shumë e ndërlikuar që kërkon një ndëveprim të afërt edhe me psikologët.

Rama tha se “ne kemi vendosur psikologë në shkollë, sot kemi qindra psikologë të atashuar në shkolla, nevoja për ta rritur cilësinë e performancës së këtyre dy figurave është shumë e qartë për ne dhe është një fakt që këto dy figura janë në shkollë për të ndihmuar nxënësit”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.