Rama: Shqipëria 2030 kampione edhe në arsim

Kryeministri Rama: Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor që pagën mesatare të mësuesve ta kemi 950 euro


Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot “synimi ynë është që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon në të gjithë aspektet dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”

Në takimin e organizuar në shkollën “Kosova” në Tiranë” lidhur me sigurinë në shkolla ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Kryeministri Rama tha se ” viti i ri shkollor nisi me një tjetër grup shkollash të reja të cilat, i shtohen një tërësie godinash arsimore që janë fryt i një investimi dhjetëvjeçar ku sipas volumit të punës së bërë sipas volumit të fondeve të vëna në dispozicion ne kemi arritur ë ndërtojmë dhe të rindërtojmë në këto 10 vite më shumë se sa në 40 vjet të marra së bashku përpara fillimit të kësaj dekade”.

“Nuk është vetëm sasia është edhe cilësia e mësuesit edhe mësuesit e shkollës “Kosova” ku jemi sot këtu e dinë shumë mirë odisenë e kësaj shkolle, një shkollë simbol jo vetëm për Tiranën, për historinë e arsimit shqiptar, e cila u dogj me qëllim për t’i hapur rrugë një ndërtimi në këtë truall, u prenë një numër jo i vogël pishash si ato të bulevardit e megjithatë ne rezistuam ndaj kësaj të keqeje dhe ndaluam planin për të na detyruar bërjen e një ndërtimi këtu dhe ndërtuam me bashkinë e Tiranës këtë shkollë që është një shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Shqipërinë dhe një shëmbëlltyrë e dëshirës së çdo mësuesi e çdo prindi si do të jetë shkolla ku rriten fëmijët tanë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “përtej kësaj ne nuk jemi fokusuar vetëm te godina e infrastruktura, por në mënyrë të posaçme dhe te fuqizimi i autoritetit të mësuesit dhe motivimi i vazhdueshëm i trupës mësimore”.

Këtë, vijoi Rama, e kemi bërë me të gjitha mënyrat e nevojshme, por mbi të gjitha duke vendosur si një objektiv strategjik të politikës sonë rritjen e vazhdueshme të pagave për mësuesit.

“Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor që pagën mesatare të mësuesve ta kemi 950 euro. Është një rritje shumë domethënëse brenda të cilës ka edhe një përshkallëzim sipas eksperiencës dhe kritereve të vendosura në një rrugëtim të çdo mësuesi e mësuese ku ata që dallohen paguhen më mirë, por ne nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “synimi ynë është që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon në të gjithë aspektet dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duke pasur në vendin tonë njerëz që punojnë, shërbëtorë publikë sa më të devotshëm e të motivuar e ndër ta janë 3 figura kryesore mbi të cilën qëndron gjithë ngrehina e organizuar në jetë, është mësuesi mjeku dhe polici”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Çmimet “Harpa”, surpriza dhe vlerësime

Nata Gala e Çmimeve Kombëtare “Harpa”solli vlerësime për disa emra që janë shquar në fushat e tyre.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çmimet “Harpa”, surpriza dhe vlerësime

Nata Gala e Çmimeve Kombëtare “Harpa”solli vlerësime për disa emra që janë shquar në fushat e tyre.