Java Turke, melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit për publikun durrsak

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay u shpreh i lumtur që ndodhej mes qytetarëve të Durrësit.


Koncerti “Perlat e Muzikës Turke”, pjesë e Javës së Kulturës Turke në Shqipëri, u mbajt në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.
Pjesët më të mira të kompozitorëve turq Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin u interpretuan nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, duke sjellë për publikun durrsak melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe duke shpalosur karakterin universal të muzikës turke.

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay u shpreh i lumtur që në ditën e dytë të Javës së Kulturës Turke, ndodhej mes qytetarëve të Durrësit.

“Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë. Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore. Siç keni parë në broshurat pranë jush, koncerti titullohet ‘Perlat e muzikës turke’, ku kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq”, u shpreh ai në nisje të koncertit.

Violinisti Murat Anil Erginol, një nga interpretuesit, tha se i gjithë programi përfshin muzikë turke dhe se ndihet shumë i lumtur që ndodhet në Shqipëri.

“I gjithë programi përfshin muzikë të dy kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri. Tenori i mirënjohur, Zafer Erdas, do të performojë disa këngë, ndërsa unë dhe kolegët e mi do të luajmë disa pjesë nga kuartetet e kompozitorëve. Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju”, tha violinisti.

Hyrja ishte e lirë, duke u dhënë mundësinë artdashësve të përjetonin magjinë dhe emocionet e veçanta që sjell muzika turke.

(ATSH)

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…