Ndërtimi i Kampusit të Akademisë së FA-së, Vengu: Do t’i shërbejë rritjes së profesionalizmit të forcave tona

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi punimet për ndërtimin e Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA)


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi punimet për ndërtimin e Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), një nga projektet më të rëndësishme të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes, që bazohet në modelin e akademisë prestigjioze amerikane West Point.

I shoqëruar edhe nga komandanti i AFA gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, ministri Vengu u njoh me ecurinë e projektit, që është një tjetër investim që i shërben modernizimit të FA.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, kontrata parashikon që deri në mars 2025 të përfundojë faza e parë e projektit, që përfshin godinën e re të Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë si dhe mensën për studentët. Deri më tani janë realizuar 50% e punimeve.

Vengu shtoi se do të vijohet me financimin e fazës së dytë, për të përballuar kapacitetet në rritje, në mënyrë që sezonin e ardhshëm kampusi të jetë në gjendje pune. “Synimi është që kjo të jetë një akademi autonome, sipas modelit të West Point”, shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes vuri theksin në krijimin e një akademie lider në arsim, që do t’u shërbejë jo vetëm Forcave të Armatosura, por edhe institucioneve të tjera.

“Do të zgjerohet gama e programeve që ofron Akademia e Forcave të Armatosura, e cila vitet e fundit edhe në përputhje me planin e objektivave të Forcave të Armatosura ka forcuar programet që kanë të bëjnë me teknologjinë, me të ardhmen e FA, në mënyrë që ne jo vetëm të forcojmë kapacitet tona, por të sigurojmë edhe një mënyrë të qëndrueshme për të formuar profesionalisht të ardhmen e forcave tona”, u shpreh ministri Vengu.

Nga ana e tij, komandanti i AFA gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, nënvizoi faktin se kjo akademi do të shërbejë edhe për student nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe vende të tjera të rajonit, ndërsa synimi është shkëmbimi i studentëve edhe me akademi të njohura, me të cilat Shqipëria ka bashkëpunime si në Itali, Greqi apo në Turqi.

Këtë vit, sipas gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, parashikohet hapja e dy programeve të reja në nivelin master, “Inteligjencë artificiale” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura po ndërtohet në një sipërfaqe 9,1 hektarë. Në projekt, veç godinave të akademisë janë edhe ndërtimi i godinave akomoduese për studentët, terrenet sportive, kinoklub, qendër shëndetësore, palestër, poligon qitje, etj. Në bashkëpunim me SHBA, në këto mjedise do të jetë edhe Qendra e Simulimit, e cila do të sigurojë trajnimin e forcave në një mjedis të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët, krahasuar më stërvitjet në terren.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, KQZ: 224 520 kërkesa për regjistrim, 179 779 të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 54 834, më pas vijnë qarqet: Fier me…

Global 360

Trump: Putini do të pranonte paqeruajtës evropianë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të pajtohej që forcat paqeruajtëse evropiane të sigurojnë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, tha…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 224 520 kërkesa për regjistrim, 179 779 të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 54 834, më pas vijnë qarqet: Fier me…