Rama: Baret jo më menaxhim shezlongesh, hotelet për aq sa kapacitete kanë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vitin që vjen do të ketë një strategji të re të menaxhimit të plazheve.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vitin që vjen do të ketë një strategji të re të menaxhimit të plazheve.

Kryeministri tha se vitin që vjen nuk do të ketë më shezlonge pafund për hotelet.

Sipas tij, hotelet do të kenë shezlonge për aq sa kanë kapacitete.

Ndërkohë ai bëri të ditur se nuk do të lejohen baret të kenë në menaxhim edhe shezlonge.

“Do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezlonget, përveç atyre që kanë hotele. Mund të kenë një bar në plazh, por nuk mund të vendosin shezlonge“, tha kryeministri.

Ai theksoi se po ashtu nuk do të lejohet vendosja e shezlongeve deri në vijin e ujit.

“Do të krijojmë hapësirë publike në vijën e ujit, për t’u dhënë mundësinë njërëzve të ecin bregut të detit”, deklaroi Rama.

Me bashkitë, u shpreh Rama, do të nisim një plan që të vendosin ato çadra me çmim tavan.

“E filluam në Lezhë. Lezha është një model. E rëndësishme që edhe një pensionist të mund të shkojnë në plazh e të qëndrojë me çadrën e tij. Duhet çliruar mushkëria e detit dhe rërës nga këto “insekte” që e sulmuan rëndë këtë vit për të sjellë atë rritjen cilësore”, deklaroi Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një bashkëbisedimi me 2 personazhe të rëndësishme që operojnë në fushën e turizmit gjatë episodit të parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Zyrë e asistencës në Athinë për votuesit, Çuçi: Lehtësojmë këtë proces historik

Procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit do vazhdojë deri në 4…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zyrë e asistencës në Athinë për votuesit, Çuçi: Lehtësojmë këtë proces historik

Procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit do vazhdojë deri në 4…