Pogradec, 22 artistë ndërkombëtarë në edicionin e 15-të të “Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv”

Pogradeci u shndërrua nga data 9-11 shtator “kryeqyteti” i artit viziv.


Pogradeci u shndërrua nga data 9-11 shtator “kryeqyteti” i artit viziv. Në qytetin buzë liqenit të Ohrit, u zhvillua edicioni i 15-të i “Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv”. Të pranshëm në aktivitet ishin 22 artistë nga vende të ndryshme të botës, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Polonia, Anglia, Iraku, Koreja e Jugut dhe shumë vende të tjera.

Kuratori Saimir Ahmeti, në një prononcim për mediat, duke folur për aktivitetin u shpreh se qyteti liqenor është një frymëzim për artistët, të cilët krijuan piktura të jashtëzakonshme në teknika të ndryshme. Ai tha se pikë referimi e artit viziv është kryqëzimi i vlerave të përbashkëta profesionale.

“E duan Pogradecin dhe asnjëri nuk mund të thotë se cila është ajo gjë konkrete që të bën ta dashurosh. Mbase ka të bëjë me natyrën, mbase me njerzit. Një teknikë të veçantë ka treguar artistja nga Koreja, e cila punonte aluminin, tha Ahmeti.

Një nga artistet e pranishme, Marjana Goxhabelliu, e njohur për pjesëmarrjen e saj të rregullt në këto koloni, shprehu emocionet e veçanta që përjeton në Pogradec. “Ky qytet të frymëzon në çdo moment. Liqeni, me ndryshimet e tij të përhershme, është magjia e vërtetë. Këtë herë kam sjellë një peizazh, ndryshe nga herët e tjera kur gjithmonë kam pikturuar kompozime”, tha ajo.

Ndërsa Jola Kitkowska nga Polonia, e impresionuar nga bukuria e Pogradecit, shprehu kënaqësinë e saj për pjesëmarrjen. “Është hera ime e parë këtu dhe jam e mahnitur nga sa i bukur është ky vend. Piktura ime për ekspozitën është një grua sureale, që përfaqëson një përzierje të realitetit dhe imagjinatës,” tha Kitkowska.

Lina Sami, artiste me origjinë irakiano-angleze, ndau përvojën e saj të mëparshme në Pogradec, duke theksuar lidhjen e saj me qytetin. “Kam marrë pjesë disa herë në këto aktivitete dhe kam pasur edhe një ekspozitë private këtu. Sot kam sjellë dy piktura që përfaqësojnë rrënjët e mia dhe artin modern,” tha ajo.

Ekspozita e këtyre veprave artistike do të qëndrojë e hapur për dy javë në Pogradec, duke mirëpritur vizitorë vendas dhe turistë. Pas kësaj, ekspozita do të udhëtojë për në festivalin ndërkombëtar të “Skampës”, që pritet të zhvillohet në muajin tetor, duke sjellë kështu artin ndërkombëtar edhe në Elbasan.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…