Arsimi profesional, Rama: Garanci ekonomike për punë të shpejtë e të mirëpaguar

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot garancinë ekonomike që mundëson studimi në arsimin profesional, arsim që sot siguron punë të shpejtë dhe të mirëpaguar për të rinjtë.


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot garancinë ekonomike që mundëson studimi në arsimin profesional, arsim që sot siguron punë të shpejtë dhe të mirëpaguar për të rinjtë.

Agjencia për Medie dhe Informim ndau momente nga fjala e kryeministrit Edi Rama në shkollën profesionale “Beqir Çela”, në Durrës, ku këtë vit janë shtuar 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme.

Gjatë aktivitetit, Rama nënvizoi se të shkosh në arsim profesional, nuk është si të shkosh në kategorinë e dytë.

“Për shumicën ky është arsimi i të nesërmes dhe arsimi që të jep punë më të shpejt dhe më të mirëpaguar sot. Edhe në arsimin profesional, po të duash ti, mund të shkosh në universitet për çdo degë që ti do, ndryshe nga ai që bën arsimin e përgjithshëm dhe shkon në universitet dhe pastaj në fund fare pretendon një gjë të madhe, por i ngelet diploma në dorë”, theksoi Rama.

“Ti që ke bërë arsimin profesional në të gjitha rastet ke zanat dhe me atë zanat, ti, jo vetëm që punon gjatë kohës që kryen studimet, por ti fiton të gjitha ato shqisat e nevojshme për të bërë edhe sipërmarrjen tënde, jo thjeshtë për të shkuar e për të punuar tek të tjerët, po të bësh sipërmarrjen tënde të vogël të shërbimit; elektroauto, hidraulik, elektricist, IT, etj etj dhe dhe pa diskutim që ky është arsimi i të nesërmes për shumicën”, shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama mbi garancinë ekonomike që mundëson studimi në arsimin profesional, arsim që sot siguron punë të shpejtë dhe të mirëpaguar për të rinjtë. 👩‍🏭👷🏼👨‍🍳🧑‍🌾👨‍🔧👨‍💻

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by MIA – Agjencia për Media dhe Informim on Monday, September 16, 2024

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.