“Doctor Honoris Causa” për Komandantin Suprem të NATO-s dhe të Forcave Amerikane në Europë

Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua sot me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës.


Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua sot me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo ceremoni, ndërsa shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për “kontributin jetik, të këtij miku të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë në Europë dhe veçanërisht për vëmendjen e kushtuar ndaj Europës Juglindore brenda Aleancës”.

“Vijojmë me një javë intensive takimesh në kuadër të Presidencës shqiptare të Kartës së Adriatikut, e cila mbledh në Tiranë krerët e Forcave të Armatosura të SHBA dhe të vendeve të rajonit”, tha ministri Vengu. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.