Gonzato: Shqiptarët, ambiciozë për të avancuar shpejt në rrugën e BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij sot në prezantimin e Barometrit Ballkanik të edicionit të vitit 2024 në Tiranë theksoi se, korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet kryesore për të rinjtë shqiptarë.


Mbështetja për anëtarësimin në BE mbetet e fortë në Shqipëri dhe besimi në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor është më i lartë se kurrë më parë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij sot në prezantimin e Barometrit Ballkanik të edicionit të vitit 2024 në Tiranë theksoi se, korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet kryesore për të rinjtë shqiptarë.

Ai nënvizoi se, shqiptarët janë veçanërisht të motivuar dhe ambiciozë për të avancuar shpejt në rrugën e BE-së.

“Korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet kryesore për të rinjtë shqiptarë, duke theksuar nevojën për të çuar përpara reformat thelbësore në rrugën e anëtarësimit në BE. Mbështetja për BE-në si bashkim vlerash është e fortë, shqiptarët janë veçanërisht të motivuar dhe ambiciozë për të avancuar shpejt në rrugën e BE-së dhe Plani ynë i Rritjes ofron përfitime të qarta për përparimin e ardhshëm ekonomik dhe social”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon.

Shqipëria dhe Kosova diku me 79 % dhe 77% mbështesin procesin e integrimit.

Qytetarët e rajonit sipas sondazhit, këtë vit evidentojnë çmimet e larta si shqetësimi kryesor. Gjithsesi shqiptarët mbeten optimist për të ardhmen, me 38 për qind që presin përmirësim të situatës së tyre financiare dhe vetëm 14, përkeqësim.

Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!