Hasani pret ambasadorin Abbott: Thellim i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u takua sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri Hasani theksoi se gjatë takimit u diskutuan lidhjet e forta politike dhe partneritetin e qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Vlerësuam lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona”, shkruan Hasani.

Gjatë takimit, Hasani i uroi ambasadorit Abbott suksese në pozicionin e tij të ri dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në disa fusha kyçe, si mbrojtja, siguria kibernetike, energjia dhe infrastruktura.

Ministri gjithashtu nënvizoi rëndësinë e nxitjes së më shumë investimeve britanike në Shqipëri, duke forcuar kështu lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!