Zyrtarja e DASH: SPAK punë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit, sinjal i fortë për investitorët e huaj

Përfaqësuesja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore-Qendrore, Colleen Hyland deklaroi sot se, SPAK është një organizatë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa i përket luftës ndaj korrupsionit.


Përfaqësuesja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore-Qendrore, Colleen Hyland deklaroi sot se, SPAK është një organizatë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa i përket luftës ndaj korrupsionit.

Në fjalën e saj në konferencën rajonale ‘Balkanomics’, që kishte në fokus investimet e huaja, Hyland u shpreh se, “korrupsioni është një problem i madh, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri, por në shumë vende”.

“Ajo që ju dëshironi është që të tërhiqni investime të huaja dhe për këtë duhet të ndryshoni sjelljen, të ndryshoni qëndrimin. Mendoj që Shqipëria ka bërë përparim të shkëlqyer për këtë falë edhe SPAK që është një organizatë e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe nga ajo që kam parë gjithashtu nga sondazhet ka fituar respektin e qytetarëve të vendit. Dhe nëse ju mund të zhvilloni dhe ruani një organizatë, e cila e ndihmon vendin që të mund të trajtojë çështjet e korrupsionit në fakt do t’i dërgoni një sinjal shumë të fortë investitorëve të huaj jashtë vendit dhe në fakt do të tregoni destinacionin përfundimtar të vendit. Dhe madje dhe brenda vendit për shqiptarët që të mund të investojnë në vetë vendin e tyre”, u shpreh zyrtarja e lartë amerikane.

“Kështu që mendoj që puna është reale. Korrupsioni dhe praktikat jo transparente të bizneseve, të gjitha këto sjellje, të cilat janë në fakt pamje të së shkuarës, janë diçka me të cilën duhet punuar fort, në mënyrë që ju dhe rajoni të mund të rrisni, të vini në një standard i cili ju bën gati për t’u bashkuar në BE dhe gjithashtu prej të cilit të përfitoni të gjithë potencialin që ju keni aty”, tha Hyland.

Duke folur për atë që duhet të bëjë Shqipëria për t’u integruar në BE, Hyland u shpreh se, “në fakt ekziston një plan aty. Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër i rajonit e di qartësisht se çfarë duhet të bëjë në mënyrë që të arrijë përgatitshmërinë e saj për një ftesë për t’u anëtarësuar në BE dhe nevojiten vite përpjekje dhe mendoj që Kroacia që është fqinji juaj më i afërt dhe një nga anëtarët më rishtarë të BE-së, mund t’ju tregojë se çfarë duhet bërë për të arritur deri aty”.

“Nuk është e lehtë, por nëse ju e përkushtoni veten ndaj kësaj, shpërblimi është i jashtëzakonshëm”, shtoi ajo.

Hyland tha se, “kur ne zhvillojmë programe, kur SHBA-të janë duke parë rajonin, në mënyrë konstante mendojmë sesi do të ndihmojnë këto për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE”.

“Për ne është domosdoshmëri dhe nuk e shikojmë askund për vendet anëtare në të ardhmen të BE-së, përveçse për të qenë anëtare në BE dhe askund tjetër. Edhe vërtet shpresojmë edhe nga ana e sigurisë shikojmë që të gjithë të jenë anëtarë të NATO-s”, shtoi Hyland.

I pyetur për tregtinë rajonale, Hyland tha se, “elementi tregtar është vërtet një nga tiparet kryesore të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu, jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe si njësi është e rëndësishme të integrohen fillimisht si rajon, pastaj të bëhen pjesë integrale e tregut të përbashkët evropian. Është pjesë e rëndësishme për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën që këto vend do të shtypeshin nëse do të përpiqeshin të hynin të vetme në këtë treg të përbashkët, do të ishte shumë e vështirë të konkurronin. Por nëse ju do të bënit punë përgatitore në mënyrë që të mund të integroheni plotësisht përmes CEFTA-s, përmes Procesit të Berlinit, sepse janë shumë programe aty, prej të gjithave duhet të mund të përfitohet në mënyrë që të përgatiteni dhe të jeni në nivelin e duhet që të konkurroni në një nivel”, tha ajo.

“Ne si SHBA përmes USAID-it dhe programeve të tjera jemi absolutisht të gatshëm t’ju ndihmojmë në këto përpjekje. Dhe nevojitet shumë punë e madhe për të bërë dhe korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll, sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen gjithashtu në përputhje me standardet e BE-së dhe të gjitha këto kanë nevojë për kohë dhe përpjekje. Por ju nevojitet ky fokus dhe kjo vendosmëri dhe ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim për këtë”, theksoi Hyland.

Sa i përket investimeve të huaja, Hayden tha se, “nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë dot e vetme dhe ne dëshirojmë të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë, por ka gjithashtu mundësi të tjera që ekzistojnë aty jashtë dhe ajo që ne nxisim është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugën e saj”.

“Gjithashtu natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve, të cilat zhvillohen. A janë ato në përputhje me idealet tuaja kulturore? A ka një element të sigurisë kombëtare që duhet marrë në konsideratë, në llogari, sepse ligji thotë nëse ju duhet të ndiqni për shembull në një tender fiton kompania, e cila ofron çmimin më të ulët, nëse ky ofertues do të ishte nga një vend, i cili ndoshta nuk ofron një cilësi sipas standardeve që duhet, duhet të siguroheni që të keni një farë mekanizmi ligjor, i cili ju lejon që të mund të merrni ofertuesin më të mirë në bazë të kritereve. Pra nuk është thjesht çështje e parave që paguan, por gjithashtu është e rëndësishme sepse është në bazë të sigurisë kombëtare dhe çfarëdolloj elementi tjetër që duhet konsideruar në biznes”, përfundoi Hyland.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…