Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të brendshëm të Procesit të Berlinit


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të brendshëm të Procesit të Berlinit, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së të përfshira në këtë platformë.

Në këtë takim, që u zhvillua në Berlin, aty ku ky proces nisi 10 vite më parë nga Kancelarja Merkel, u diskutua mbi migracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Ministri Hoxha falënderoi Gjermaninë për angazhimin dhe përkushtimin që ka në këtë iniciativë të rëndësishme dhe rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin rajonal në kuadër të këtij Procesi.

Ministri i Brendshëm informoi se janë ndërmarrë një sërë iniciativash, që kanë rritur jo vetëm koordinimin me vendet e rajonit dhe të BE-së, por edhe angazhime të përkthyera në objektiva kombëtare bazuar në sfidat aktuale të sigurisë. Hoxha deklaroi se, për Shqipërinë mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i mekanizmit kombëtar të riintegrimit.

Ai propozoi krijimin e një kuadri të përbashkët për shkëmbimin në kohë reale të të dhënave dhe analizave mbi flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit drejt BE-së.

Referuar bashkëpunimit operacional kundër krimit të organizuar, Hoxha tha se janë ndërmarrë 77 operacione në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, gjysma e të cilave në fushën e narkotikëve dhe trafikimit.

Gjatë këtij forumi, ministri Hoxha pati takime të veçanta me zv.drejtorin e Përgjithshëm të DG Home, Oliver Onidi, si dhe me ministren e Shtetit për Sigurinë Kufitare dhe Azilin në Mbretërinë e Bashkuar, Angela Eagle.

Komisioneri Onidi vlerësoi progresin e Shqipërisë, që sipas tij, ka treguar përkushtim në avancimin e zbatimit të Planit të Veprimit BE-Shqipëri kundër migracionit të parregullt dhe luftën kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor. Ai nënvizoi rolin e Shqipërisë si një ndër partnerët më të vyer në luftën kundër dukurive të paligjshme, si dhe për hapat kyç që ka ndërmarrë për sigurinë e kufijve të saj, e respektivisht, edhe sigurinë e vendeve të BE-së.

Për procesin e integrimit ai shtoi faktin se, procesi screening është i përmbyllur dhe se tashmë ka ardhur koha për të kaluar tek negociatat.

Ndërsa në takimin me ministren britanike, ministri Hoxha falënderoi për mbështetjen dhe veçoi rezultatet e arritura, falë bashkëpunimit mes dy vendeve ku po funksionon Taskforca e përbashkët, në uljen drastike të numrit të emigrantëve drejt Anglisë.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu për organizimin e një dialogu të përbashkët, mbi luftën kundër krimit të organizuar, si një hap për të thelluar bashkëpunimin. (ATSH)

Lexo më shumë nga

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë