Konkurs ndërkombëtar për zhvillimin e pronave shtetërore, Kokona: Mes projekteve, ndërtimi i Korpusit të Sigurisë

Në Tiranë u çel sot Konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike


Në Tiranë u çel sot Konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, ku shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike dhe pa asnjë shpenzim tjetër përfiton mjedise pune dinjitoze

Elira Kokona, Drejtoreshë e Përgjithshme e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), tha se, “zhvillimi i vlerës së pronës shtetërore në interesin më të lartë publik, siguruar kjo në partneritet me institucionet private dhe publike, kombëtare dhe ndërkombëtare të zgjedhur nga gara publike transparente, është politikë kryesore e punës tonë”.

Kokona vuri në dukje rëndësinë projekteve në zhvillimin e këtij sektori, pa të cilat siç tha ajo, “ëndrrat nuk kthehen në realitet”.

Kokona bëri të ditur se, në miratimin në më pak se 9 muaj të akteve ligjore dhe nënligjore, të 2 partneriteteve ndërkombëtare, të një strategjie në proces dhe 25 marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet publike, që janë përfitues direkt, sot jetësojmë dy projektet e para të investimit që do t’i hapin rrugën 3 projekteve investimi që janë ndërtimi i Korpusit të Sigurisë, ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare dhe rijetëzimi i stadiumit “Selman Stërmasi” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu vijoi ajo, konceptimi i Akademisë së Futbollit, ndërtimi i Qendrës Sportive në Durrës, Ekspo Albania, janë projekte që ndiqen nga Korporata Shqiptare e Investimeve në bashkëpunim me institucionet e linjës. (ATSH)

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…