Takim me të rinj të besimeve të ndryshme fetare, Spiropali: Vëllazërimi, përgjigjja më e mirë ndaj konflikteve

Vajza dhe djem të besimeve të ndryshme fetare, nga vendet e Detit Mesdhe dhe Detit të Zi, u pritën sot në Kuvendin e Shqipërisë.


Vajza dhe djem të besimeve të ndryshme fetare, nga vendet e Detit Mesdhe dhe Detit të Zi, u pritën sot në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadrin e nismës MED 24 dhe porosisë së Papa Françeskut, vitin e shkuar.

Në takim përshëndeti kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryeipeshkvi i Metropolit, Imzot Arjan Dodaj dhe Atë Alexis Leproux.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si shembull i harmonisë, mirëkuptimit e tolerancës fetare dhe promotore e paqes.

“U lumturova sot në mëngjes kur ndoqa videomesazhin e Papa Franceskut drejtuar këtij takimi, i cili, siç nënvizoi Ati i Shenjtë, “Zhvillohet 10 vjet pas udhëtimit tim të paharrueshëm në Shqipëri. Ju, të rinjtë e pesë brigjeve të Mesdheut, jeni brezi i ri dhe aveniri i rajonit të Mesdheut. Vëllazërimi mes pesë brigjeve të Mesdheut është përgjigja më e mirë që ne mund t’u japim konflikteve e indiferencave vrasëse. Përpiquni bashkarisht të kapni sinjalet e kohës”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja Spiropali theksoi se “toleranca fetare e njohur e shqiptarëve ka kontribuar që besimet fetare të bëhen pjesë e jetës shpirtërore e shoqërore dhe komunitetet fetare të shkëmbejnë vlerat e tyre më të arrira duke u bere shembull edhe per politikanet. Fjala e urtë “Kisha jote është edhe kisha ime” në Shqipëri kjo është jetërsuar në sentencat “Xhamia jote është dhe imja. Teqeja jote është dhe imja”. Mirëkuptimi dhe toleranca fetare janë jo vetëm një pasuri e jetës së shqiptarëve, por edhe një referencë dhe mësim i madh për të gjithë ne. Sidomos për ne politikanët. Ne duhet të mësojmë nga toleranca dhe mirëkuptimi fetar. Jo vetëm këtu në Shqipëri, por kudo në vendet tuaja.
Zhvillimi, demokracia, paqja, mirëkuptimi e siguria nuk janë as dhuratë, as të mirëqena dhe as të garantuara. Ato kërkojnë kontributin e të gjithëve, por në radhë të parë të rinisë”.

Pas fjalëve përshëndetëse, kryetarja Elisa Spiropali, Imzot Arjan Dodaj dhe Atë Alexis Leproux vijuan me një bashkebisedim me vajzat e djemtë pjesëmarrës.

Ky takim që u zhvillua në Kuvend, u përshëndet me nje video mesazh edhe nga Papa Françesku herët në mëngjes.

(Marrë nga ATSH(

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…