Votimi elektronik, Celibashi: Nuk bëhet dot në 6 qarqe, maksimumi vetëm në 3

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se, nuk ka më kohë për të kryer votim elektronik në 6 qarqe, teksa shanset janë maksimumi për të kryer votim elektronik deri në 3 qarqe.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se, nuk ka më kohë për të kryer votim elektronik në 6 qarqe, teksa shanset janë maksimumi për të kryer votim elektronik deri në 3 qarqe.

I pyetur nëse mund të bëhet një reformë zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2025, Celibashi u shpreh se, “ka shumë pak kohë tani deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme kështu që nuk e di, E para do të duhet të kuptojmë se cili është koncepti i një reformë të thellë. Është e qartë që ka akoma shumë për të bërë në lidhje me çështjet e administrimit zgjedhor. Për disa prej këtyre çështjeve mundet akoma të ketë kohë. Po besoj për shumë çështje të tjera koha tashmë ka kaluar”, tha Celibashi.

Por, shtoi ai, “gjithsesi nëse politika e gjen gjuhën për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor ne jemi të detyruar që t’i përgjigjemi këtyre ndryshimeve”

I pyetur lidhur me votimin elektronik në zgjedhjet 2025, Celibashi tha se është shumë vonë për t’u shtrirë në 6 qarqe.

“Mendoj që shtrirja e votimit elektronik në 6 qarqe është thuajse e pamundur. KQZ nuk e ka kohën në dispozicion. Nuk ka mundësi që ta përgatisë votimin elektronik në 6 qarqe. Ndoshta ka akoma kohë për të diskutuar dhe për të vendosur nëse në 1 ose 2 apo maksimumi 3 qarqe të tjera të shtrihet procesi”, tha ai.

Celibashi u shpreh se, “jemi në fakt në një proces diskutimi më përfaqësues të partive politike për këtë çështje. Jemi duke finalizuar. Besoj brenda kësaj jave finalizojmë draftet përkatëse për votimin nga jashtë. Drafti i parë ka të bëjë me aktin e regjistrimit të votuesve nga jashtë dhe mendoj që brenda afateve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor këto akte do të kalojnë për shqyrtim nga Rregullatori dhe do të marrin miratimin e këtij organi”. (ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!