Blerta Rama, zv/ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Blerta Rama është diplomuar në Menaxhimin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Brescia-s në Itali.


Blerta Rama, nga sot do të jetë zv/ministrja e re në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Invacionit, Blendi Gonxhja, i cili njoftoi në rrjetet sociale se Rama kthehet në Shqipëri pas 11 vitesh emigrimi dhe përvoje akademike e profesionale jashtë vendit.

“Ajo kthehet e vendosur, me ëndrrën që misioni i saj në jetë të përkasë me vendin ku u lind, duke kontribuar me kompetencat e saj profesionale në shërbim të Shqipërisë”, bëri të ditur ai.

Blerta Rama është diplomuar në Menaxhimin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Brescia-s në Itali, duke e specializuar profilin e saj profesional me dy mastera ekzekutivë: një në “Menaxhimin e transformimit digjital” në Brescia dhe një tjetër në “Menaxhimin e projekteve” në Milano.

Me një profil që i përket botës ekonomike dhe financiare, por njëkohësisht e pasionuar pas politikës ndërkombëtare, në tetor të vitit 2023 ajo mori vendimin për të ndjekur masterin e saj të tretë ekzekutiv në CERIS-ULB Diplomatic School of Brussels në “Politikat Ndërkombëtare”.

Blerta Rama ka përvojë profesionale në Banka Mediolanum, ku ka marrë pjesë në zhvillimin e shërbimeve të projektit fintech “Flowe” dhe ka menaxhuar aktivitete kontabël.

Në Deloitte Business Solutions, ajo ka mbajtur rolin e këshilltares financiare në fushën e Teknologjisë dhe Performancës për Institucionet Financiare.

Eksperienca e saj e fundit si “Menaxher financiar dhe projekti” në Corporate Venture ka qenë thelbësore për krijimin dhe analizën e planeve strategjike për startup-et.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!