Iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut, Kingji: Bashkojmë përpjekjet për një të ardhme të sigurt

Konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5).


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji tha sot se “krijimi i kushteve për Kosovën për t’iu bashkuar iniciativës si një vend demokratik dhe me një orientim të palëkundur drejt integrimit euroatlantik, do të sillte një vlerë të shtuar jo vetëm për këtë iniciativë, por edhe në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Në fjalën e tij, në konferencën e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5), Kingji tha se “kompleksiteti i sotëm i sigurisë dhe në mënyrë të veçantë lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar negativisht në zonën euroatlantike dhe në rajonin tonë, duke nxjerrë në pah rolin e pazëvendësueshëm të bashkëpunimit ushtarak”.

“Në kuadër të iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut përgjatë historisë së saj ka treguar se pavarësisht divergjencave, bashkëpunimi dhe sot në sajë të politikave me dyer të hapura katër nga pesë vende të saj rreshtohen si aleatë në flamurin e NATO-s”, theksoi Kingji.

Kingji u shpreh se “misioni ynë në këtë iniciativë nuk përfundoi me anëtarësimin në NATO, që ishte një arritje madhore dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi për të çuar më lart vlerën në të cilën është ndërtuar aleanca për të kontribuar për sigurinë, stabilitetin e rajonit dhe mbrojtjen kolektive në rast nevoje”.

“Përveç ofrimit të mbështetjes në procesin e anëtarësimit dhe zgjerimit të iniciativës së bashku morëm përsipër angazhimin për të kontribuar në misionin e NATO-s në Irak, eksperiencë e cila duhet zgjeruar me misione apo fusha të tjera. Bashkëpunimi dhe partneriteti rajonal përbëjnë fusha të rëndësishme të politikës së mbrojtjes”, nënvizoi Kingji.

Kingji u shpreh se “kjo iniciativë ofron një platformë bashkëpunimi, në të cilën shkëmbejmë mendime dhe bashkojmë përpjekje me interes për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për rajonin dhe më gjerë”.

“Kam besim se shkëmbimi i ideve gjatë kësaj konference do të jenë produktive dhe një mundësi e mirë për thelluar partneritetin dhe zgjeruar marrëdhëniet ekzistuese dhe të të hartojmë një rrugë dhe një të ardhme më të sigurt për vendet dhe njerëzit tanë”, tha Kingji.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…