“Java Europiane e Mobilitetit”, Veliaj: Biçikletat, alternativë e shëndetshme dhe miqësore me mjedisin

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është bashkuar nismës “Java europiane e mobilitetit”.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është bashkuar nismës “Java europiane e mobilitetit”, që ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të promovojnë alternative të tjera të lëvizjes përkundrejt përdorimit të makinave.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Veliaj fton qytetarët që të përdorin biçikletat si një alternativë e shëndetshme për ta dhe miqësore me mjedisin.

“Java Europiane e Mobilitetit na kujton se biçikleta është një nga mënyrat më të mira për të lëvizur në qytet! Kolegët e Policisë Bashkiake këshillojnë qytetarët të përdorin trotuaret me siguri dhe të sigurojnë që korsitë e biçikletave të jenë të lira për çiklistët””, shkruan Veliaj.

Ndërtimi i korsive të biçikletave në kryeqytet ka sjellë lehtësira për adhuruesit e dy rrotakëve.

Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…