Mike Figgis në Tiranë, regjisori britanik me masterclass për kineastët e rinj

Java Kulturore Britanike vazhdoi aktivitetet e saj me masterclass-in nga Mike Figgis, në Qendrën e Artit “Agimi”.


Java Kulturore Britanike vazhdoi aktivitetet e saj me masterclass-in nga Mike Figgis. Në Qendrën e Artit “Agimi”, ishin të pranishëm me këtë rast, kineastë të rinj e të apasionuar ndaj kinematografisë për të ndjekur ligjërimin e regjisorit, skenaristit e kompozitorit britanik, Figgis.

Mike Figgis erdhi për një seminar rreth realizimit të filmave me buxhet të limituar dhe pajisje minimale. Eventi ngjalli interes tek gjenerata e ardhshme e kineastëve dhe ishte një shkëmbim i vlefshëm njohurish midis industrisë së filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe asaj shqiptare.

Mike Figgis dha nga përvoja e tij e vyer, si një regjisor që është kandiduar 2 herë për çmimin Oscar, me veprën e tij “Leaving Las Vegas” (1995).

Falë Javës Kulturore Britanike, të rinjtë mundën të bashkebisedonin me një artist që ka nxjerrë dhjetra prodhime si në kinematografi ashtu edhe në televizion. Figgis përveç regjisë ka shkruar një pjesë të madhe të skenarëve që ekranizohen, si dhe ka shkruar muzikën për pjesën më të madhe të tyre.

(Teksti dhe foto nga ATSH)

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…