Spiropali: Mbështetja e Shqipërisë ndaj Ukrainës do të vazhdojë deri në çlirimin e saj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në forumin për Ukrainën i organizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në forumin për Ukrainën i organizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.

Në fjalën e saj Spiropali tha se, “Shqipëria është nga vendet e para që i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka mbështetur të gjitha nismat e SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar në mbështetje të Ukrainës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”.

“Mund të nënvizohet fort në këtë drejtim kontributi shqiptar si bashkëpenëmbajtëse me SHBA gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme Këshillit të Sigurimit. Një detyrë e ushtruar gjatë viteve e2022-2023 me shumë dinjitet gjatë këtij mandati, ku së bashku me SHBA dhe aleatë të tjerë ishim pjesë e përpjekjeve të çmuara për mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e pushtetit rus, por edhe rimëkëmbjes dhe rindërtimit të saj”.

“Më 8 mars 2022 Kuvendi miratoi rezolutën për mbështetjen për Ukrainën dhe kërkoi ndalimin e pushtimit rus. Më 3 maj 2022 presidenti Zelensky iu drejtua ndërmjet një videomesazhi Kuvendit të Shqipërisë”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja Spiropali u shpreh se “mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vazhdojë jo vetëm për çlirimin e saj e deri në çlirimin e saj, për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por edhe për sigurinë, kthimin e rendit ndërkombëtar për një paqe të drejtë dhe qëndrueshme dhe në rindërtimin e vendit”.

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…