Balluku në Budapest: Projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe rrjetin hekurudhor

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po merr pjesë në takimin e ministrave të Transportit, në Budapest, organizuar nga Qeveria Hungareze, si vendi mbajtës i Presidencës për Bashkimin Europian.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po merr pjesë në takimin e ministrave të Transportit, në Budapest, organizuar nga Qeveria Hungareze, si vendi mbajtës i Presidencës për Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediat, Balluku tha se, “Takimi i ministrave të Transportit, rezultoi shumë konstruktiv, pasi ministrat ishin të gjithë prezentë në tryezë për të diskutuar çështje të rëndësishme, siç është konkurrenca që krijohet përmes ndërlidhjes së transportit dhe sidomos atij hekurudhor”.

Megjithatë, vijoi Balluku, u fol për çdo çështje që shqetëson vende të ndryshme të Bashkimit Europian, por sigurisht edhe vendet kandidate.

“Ndava me këtë tryezë të nivelit të lartë shqetësimet që ne kemi përsa i përket financimeve që vijnë nga Bashkimi Europian dhe kohës. Koha që është komponenti më i rëndësishëm për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo.

Balluku shprehu vlerësim për të gjithë mbështetjen financiare të BE që jep përmes projekteve, teksa vuri në dukje kohën e gjatë që merr një projekt për tu realizuar.

“Sigurisht ne vlerësojmë maksimalisht të gjithë mbështetjen financiare që Bashkimi Europian po jep përmes projekteve të “WBIF”, përsa i përket ndërtimit të hekurudhave në rajonin tonë, pjesë e Korridoreve të VIII dhe të X, por nga ana tjetër ajo për të cilën ne shqetësohemi dhe këtu i referohem të gjithë vendeve tona fqinje, është koha e gjatë dhe burokracia që merr një projekt për t’u realizuar”, tha Balluku.

“Jam ndjerë, për të thënë të drejtën, shumë mirë për faktin se Zëvendëskryeministri Salvini ka mbështetur gjithashtu këtë tezë që vendet e Bashkimit Europian duhet të kenë një fokus të veçantë në zhvillimin e zonës së Ballkanit Perëndimor, si një zonë qendrore e cila lidh disa nga shtetet e Bashkimit Europian, ashtu siç është rasti i Korridorit të VIII, ku ndërlidhet Bullgaria dhe Italia, dy vende të Bashkimit Europian, por në mes të këtij Korridori qëndron Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si pjesë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar”, tha Balluku.

Në prononcimin e saj ministrja u ndal edhe në projektet e përbashkëta siç është Korridori i VIII, apo Korridori i X.

“Kemi folur për një sërë projektesh të përbashkëta, siç është Korridori i VIII, apo Korridori i X, por nga ana tjetër edhe me kolegun Liburn Aliu, me Ministrin e Kosovës, kemi arritur që të diskutojmë për ecurinë e një nga projekteve tona më të rëndësishme kombëtare, atë që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, hekurudhën e re, që do të bëhet më pas pjesë e Korridorit të X, duke i dhënë kështu Shqipërisë dy aksese, në Korridorin e VIII përmes Maqedonisë së Veriut dhe në Korridorin e X përmes Kosovës”, nënvizoi Balluku.

Ministrja tha se, gjatë takimit është folur edhe për çështje të tjera shumë të rëndësishme për Bashkimin Europian, siç është dekarbonizimi ku padyshim gjithçka shkon tek korrelacioni i përbashkët për një Europë që do të përfshijë të gjitha vendet edhe ato që sot ndodhen në statusin e kandidatit.

“Për këtë duhet të kemi iniciativa të përbashkëta, duhet të kemi kuadër ligjor të përafruar dhe mbi të gjitha projekte të cilat shërbejnë jo vetëm zhvillimin lokal, por atë rajonal dhe më gjerë në Europë”, deklaroi ajo.

(ATSH)

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…