Në ballkonin e vjetër të vjeshtës

“Gjethe bien të vakura mbi një dashuri të zverdhur në ballkonin e veshur me brymë mëngjesi…”


Nga Gerta Bandilli

Në ballkonin e vjetër të vjeshtës

Gjethe bien të vakura
mbi një dashuri të zverdhur
në ballkonin e veshur me brymë mëngjesi.
Rrezet shpuese të diellit përtac
mezi presin të vijë mbrëmja
pa petale e plot mungesa,
në rrugën e ngushtë ku këmbët e vogla
të saj nuk linin gjurmë…

Në ballkon një çerdhe e braktisur
dallëndysheje e ca lëvozhga veze
tregojnë se atje ka pasur jetë.
Në një parvaz të ngrënë mermeri
luhej me cicërima zbukuruese
një melodi e ëndërrt
për të na treguar se në kujtimet tona
është një fjalë që shqiptohet “Dikur!”

Një dorë e lodhur vendos një filxhan
që lëshon avull mbi parvazin
e lagur nga shiu i venitur i shikimeve,
dora tjetër e merr duke u dridhur
në çastin e pritjes të dashurisë
që do të pushtonte zemrat
në një ditë vjeshte
në një ballkon të vjetër….

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…