Spiropali me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Vendet tona meritojnë anëtarësimin në BE

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.


Në vijim të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me kreun e qeverisë në Shkup, Hristijan Mickoski, ku theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Zyra e shtypit e Parlamentit, në një njoftim për mediet, ndau detaje nga takimi. Sipas njoftimit, Spiropali në bashkëbisedimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

“Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO. Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së, si edhe perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE. Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe. Vendet tona gjenden në zemër të Korridorit VIII, një projekt strategjik dhe një mekanizëm bashkëpunimi, integrimi e sigurie në rajon e më gjerë dhe ne duhet të shfrytëzojmë këtë avantazh”, u shpreh Spiropali gjatë takimit me kryeministrin Mickoski.

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe progresin drejt integrimit europian dhe u shpreh se të dy vendet tona e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në BE. Nuk duhet të ngrihen pengesa artificiale në këtë proces, sepse arritjet tona drejt standardeve europiane janë të dukshme dhe të prekshme.

(ATSH_

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.