Integrimi në BE, Mazniku: Prej vitit 2027, Shqipëria do të jetë pjesë e programit të Kohezionit Social

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, njoftoi përmes rrjeteve sociale se Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian në vitin 2027.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, njoftoi përmes rrjeteve sociale se Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian në vitin 2027. Mazniku theksoi se në javët e ardhshme pritet të hapen negociatat për kapitujt e integrimit, ku 70 % e ligjeve europiane kanë ndikim në nivel vendor.

“Prej vitit 2027, Shqipëria do të jetë pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian dhe në javët në vijim pritet që Shqipëria të hapë negociatat për kapitujt e integrimit ku 70 % e ligjeve europiane zbatohen në nivel vendor”, shkruan Mazniku.

Ministri u bëri thirrje bashkive të përgatiten për të përfituar nga fondet e ndryshme të BE-së, duke fuqizuar zyrat e projekteve të BE-së dhe duke synuar përmirësimin e jetës në qytetet shqiptare. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së aktorëve lokalë dhe konsultimeve publike për të përmbushur këtë objektiv.

“Pavarësisht punëve të përditshme, bashkitë duhet të jenë në nivelin e duhur për të qenë të aftë të përfitojnë sa më shumë fonde nga programet e ndryshme BE duke fuqizuar zyrat e tyre të projekteve të BE në mënyrë që të ndryshojmë thelbësisht jetën e qyteteve tona dhe për të forcuar qeverisjen vendore”, tha Mazniku.

“Sigurisht për të arritur këtë, do të duhet përfshirja e të gjithë aktorëve lokalë dhe konsultime publike me grupe interesi dhe një staf lokal i përgjegjshëm dhe i aftë. Për këtë, po punojmë me AMVV në trajnimin e stafit nëpërmjet Akademisë së pushtetit vendor, për ta bërë procesin më të lehtë dhe më efektiv”, tha Mazniku.

Mazniku vlerësoi gjithashtu konferencën e fundit me kryetarët e bashkive, e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin “Hans Seidel Stiftung”, si një hap pozitiv drejt një pushteti vendor të fortë dhe të aftë për t’u përballur me sfidat e integrimit europian.

“Konferenca me kryetarët e bashkive e organizuar me bashkëpunimin e Fondacionit ‘Hans Seidel Stiftung’, ishte një pikënisje pozitive për qëllimin e përbashkët të pushtetit vendor të fortë dhe të aftë. Për këtë qëllim, po zhvillohen trajnime për stafin vendor përmes Akademisë së Pushtetit Vendor, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbikëqyrjen dhe Verifikimin Vendor (AMVV). Trajnimet synojnë të lehtësojnë dhe të rrisin efektivitetin e këtij procesi”, përfundoi Mazniku.

Konferenca me kryetarët e bashkive e organizuar me bashkëpunimin e Fondacionit Hans Seidel Stiftung.

(ATSH)

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…