Rama merr pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork, mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste,


ryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork, mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste. Rama është zv/president i Presidiumit të Internacionales Socialiste.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar sot. Ai ka mbajtur dhe fjalën e tij gjatë punimeve të Presidiumit të Internacionales Socialiste.

Kryeministri Rama ndodhet në SHBA, ku mori pjesë dhe foli në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”.

Rama po ashtu zhvilloi një sërë takimesh, si me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan; me Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe etj.

Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…