Spiropali pret ambasadorin britanik: Thellim i reformave për përballimin e sfidave të integrimit europian

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryeparlamentarja Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm dhe shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vuri në dukje përpjekjet që po bën Kuvendi për ndërtimin e një bashkëpunimi e debati konstruktiv, për të përballuar sfidat e integrimit europian dhe thellimin e reformave, vijimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Dhomës së Komuneve për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe miqësisë mes qytetarëve të të dy vendeve, forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, modernizimin e procesit legjislativ dhe rritjen e transparencës së veprimtarisë parlamentare.

Spiropali falënderoi ambasadorin Abbott për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe vuri në dukje kontributin e vlerësuar të Shqipërisë për bashkëpunimin, sigurinë e paqen në rajon.

Ambasadori Abbott vlerësoi arritjet e gjithanshme të Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve si një demokraci që funksionon shumë mirë dhe vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euroatlantike.

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.