Metani: Reforma në Drejtësi, e bazuar në një filozofi të fortë të ndarjes së pushteteve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në takimin që Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi me drejtuesit e institucioneve të pavarura në vend.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë sot në takimin që Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi me drejtuesit e institucioneve të pavarura në vend.

Në fjalën e tij, Metani vlerësoi se Reforma në Drejtësi krijoi një arkitekturë shumë të mirë të organeve të drejtësisë.

Po ashtu, sipas tij, “ajo krijoi dhe një bazament shumë të fortë, jo thjesht për raportet e institucioneve të drejtësisë me Kuvendin dhe me politikën dhe shoqërinë, por për të gjitha institucionet e tjera, të bazuar në një filozofi të fortë të ndarjes së pushteteve”.

 

“Marrëdhënia e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me Kuvendin ka qenë funksionale. Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i janë plotësuar nevojat qoftë për buxhetim, qoftë për strukturim e kështu me radhë. Po e ngre në nivel krejt parimor, që ne kemi nevojë të flasim me njëri-tjetrin për vlerat, në të cilat ne duhet të bazohemi, për të rritur cilësinë e dhënies së drejtësisë në organet e drejtësisë, por edhe nivelin e mentalitetit të kulturës politike apo diskutimet ndërmjet njëri-tjetrit, kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…