Rama: Unaza e Madhe e Tiranës, gati në fund të këtij viti

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.


Në Unazën e Madhe të Tiranës vijon puna me ritme të larta, me synim finalizimin e të gjithë kësaj vepre brenda fundit të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës. “Ky investim madhor pritet të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”, shkruan Rama.

Më herët, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes rrjeteve sociale u shpreh se duhen edhe 3 muaj nga përfundimi i punimeve.

Balluku tha se, “Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”.

Aktualisht në Lotin e parë të kësaj vepre është realizuar mbi 52 % e punimeve, si dhe në kantierin e quajtur “Urat mbi lumin e Tiranës” është realizuar 70.3 % e investimit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni