Dhuna e PD në Kuvend, Gonzato: Për të ardhur keq, nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato dënoi sot aktet e dhunës të kryera nga deputetët e Partisë demokratike në seancën e djeshme parlamentare.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato dënoi sot aktet e dhunës të kryera nga deputetët e Partisë demokratike në seancën e djeshme parlamentare.
Gonzato bëri thirrje që të ulen tensionet dhe të shmangen sulmet.
“Në fakt më lejoni që të fillojë me një not pozitive sepse po bëhet fjalë për një moment shumë të rëndësishëm përsa i përket qëndrimit negociues të Shqipërisë për çështje shumë të rëndësishme për vendin, si funksionimi i ligjit, si funksionimi i institucioneve demokratike apo lufta kundër korrupsionit. Pra të gjitha këto gjëra pozitive. Prandaj ishte kënaqësi që dje opozita dhe mazhoranca u ulën dhe diskutuan në Komisioni përkatës në Kuvend dhe të miratonin dhe qëndrimin negociues në Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket negociatave me BE.”, tha Gonzato.
Por sa i përket dhunës në Kuvend, gjatë seancës plenare, Gonzato shtoi se “në fakt për këtë është për të ardhur keq, në fakt për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës më vonë ditën e djeshme përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në Kuvend dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Çfarë do lloj qëndrimi apo ideje që mund të kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.”
“Gjithashtu më duhet të them që në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësi nga më të ndryshmet duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe nuk duhet që të përdoret dhunë apo që të behet dhunë apo që të bëhen dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin.”, tha Gonzato.
“Sepse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të përmbushin dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë. Prandaj ja lejoj vetes që ta bëj këtë koment pikërisht se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë parlamenti i vendit, të luaj rolin e duhur që Shqipëria të behet një vend anëtar në një demokraci funksionale pra pikërisht parlamenti duhet të luajë rolin e vete dhe në të ardhmen. Madje këtë e kam thënë dhe në dhjetor kur kam arritur në Shqipëri, në fund të fundit kjo ka të bëj me objektivin madhor që ka Shqipëria që të jetë në BE. Objektiv që e mbështet shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.”, u shpreh ambasadori i BE në Tiranë.
“Prandaj thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është tu ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi.”, përfundoi Gonzato.