Sejko: Bankat qendrore të kenë prioritet stabilitetin e çmimeve, pavarësisht sfidave të reja

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti Bretton Woods.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti Bretton Woods, me temë “Bankat qendrore dhe bankingu qendror në një botë shumë komplekse: Demonstrimi i përkushtimit dhe ruajtja e besueshmërisë”, të organizuar në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Konferenca ishte e organizuar në disa panele, ku u diskutua lidhur me çështje të tilla si pavarësia e bankave qendrore, si një shtyllë kyçe e ekonomisë moderne politike; perspektiva mbi mandatet e bankave qendrore; financat përfshirëse gjinore në rajonin e Evropës Juglindore dhe vlerësimi i episodit më të fundit të krizës dhe mësimet e nxjerra.

Guvernatori Sejko ishte pjesë e panelit me temë “Perspektiva mbi mandatet e bankave qendrore dhe kompromiset e politikave”, në të cilin u trajtuan sfidat e reja lidhur me këtë çështje dhe ndërveprimin e tyre me objektivat e bankave qendrore.

Gjatë panelit, guvernatori prezantoi progresin e kryer nga Banka e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht në fusha si ajo e mbikëqyrjes bankare dhe ajo e sistemeve të pagesave.

Në kuadër të kësaj të fundit, ai u ndal në reformat e nismat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë lidhur me zhvillimin dhe modernizimin e sistemeve të pagesave, me synim përafrimin e mëtejshëm të tyre me sistemin e pagesave të Eurozonës (SEPA).

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…