Spiropali: Po punojmë për të rritur pensionet në mënyrë të konsiderueshme

Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë.


Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë.

Duke biseduar me të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Spiropali u angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi mirëqenien e të moshuarve, ofrimin e shërbimeve të ndihmës e kujdesit ekonomik, shëndetësor dhe social, rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit etj.

“Le ta konsiderojmë këtë ditë si një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për rritjen e kujdesit ndaj të moshuarve. Nëpërmjet ndërhyrjeve legjislative, programeve e masave të qeverisjes, mbështetjes komunitare apo angazhimit të qytetarëve, të kontribuojmë për të ndërtuar një shoqëri ku të moshuarit të gëzojnë shëndet, mirëqenie dhe dinjitet. Me respekt e mirënjohje për kontributin e të moshuarve në shoqëri dhe edukimin e brezave,” u shpreh ajo.

Spiropali theksoi po ashtu se, “ka ardhur koha që pensionet të rriten dhe të jenë më të larta”.

“Ne po bëjmë një politikë për këtë fundvit, për në dhjetor, për të rritur pensionet në mënyrë të konsiderueshme. Nuk është një barrë e lehtë për buxhetin, sepse janë rreth 730 mijë pensionistë dhe besoj secili e bën llogarinë në fund se sa i kushton buxhetit. Por pensionistët e meritojnë, sepse kanë dhënë kontribut për këtë vend, kanë punuar në kohë të vështira,” u shpreh Spiropali.

(ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.