Tradita vazhdon: Një festë e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në zemër të Athinës
Një aktivitet tradicional i organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare
Në Athinë u zhvillua Me sukses u zhvillua Festivali i Gastronomisë Shqiptare në Universitetin New York College në Athinë, një traditë vjetore e organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi (Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα), me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Greqi.
Aktiviteti përfshinte ekspozita me vepra artistike të punuara me dorë nga artistët shqiptarë, si dhe paraqitje të veshjeve popullore, valleve dhe muzikës shqiptare.
Në fjalën e saj, Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, pasi vlerësoi kontributin e organizatorëve për suksesin e aktivitetit, theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore përmes gastronomisë, si dhe ndikimin e saj në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, duke vënë në dukje se Ambasada mbështet çdo iniciativë që promovon traditat dhe kulturën shqiptare në diasporë, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion turistik të pasur me përvoja unike kulinare.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu Nën Kryetari i Bashkisë së Athinës për Integrimin Social të Imigrantëve, z. Thanasis Himonas, Kryetarja e Komuniteti Shqiptar Greqi, znj. Rovena Xhori, poetja dhe autorja e mirënjohur shqiptare, dhe drejtuese e Shtëpisë Botuese ‘‘Albas’’ znj. Rita Petro, si dhe Drejtuesja e Forumit Grek të Imigrantëve, znj. Adla Sasati.
Postimi i Ambasadës shqiptare
Tradita vazhdon: Një festë e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në zemër të Athinës
✅ Me sukses u zhvillua Festivali i Gastronomisë Shqiptare në Universitetin New York College në Athinë, një traditë vjetore e organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi-Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα. Ky festival shndërroi ditën në një festë të jashtëzakonshme të kulturës dhe trashëgimisë sonë të pasur.
👉 Në një atmosferë festive dhe mikpritëse, pjesëmarrësit patën mundësinë të shijonin një gamë të gjerë gatimesh tradicionale, duke përfshirë specialitete të njohura për shijet e tyre autentike dhe historinë që ato mbartin. Aktiviteti përfshinte ekspozita me vepra artistike të punuara me dorë nga artistët shqiptarë, si dhe paraqitje të veshjeve popullore, valleve dhe muzikës shqiptare.
📌 Në fjalën e saj, Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, pasi vlerësoi kontributin e organizatorëve për suksesin e aktivitetit, theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore përmes gastronomisë, si dhe ndikimin e saj në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, duke vënë në dukje se Ambasada mbështet çdo iniciativë që promovon traditat dhe kulturën shqiptare në diasporë, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion turistik të pasur me përvoja unike kulinare.
✔️ Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu Nën Kryetari i Bashkisë së Athinës për Integrimin Social të Imigrantëve, z. Thanasis Himonas, Kryetarja e Komuniteti Shqiptar Greqi, znj. Rovena Xhori, poetja dhe autorja e mirënjohur shqiptare, dhe drejtuese e Shtëpisë Botuese ‘‘Albas’’ znj. Rita Petro, si dhe Drejtuesja e Forumit Grek të Imigrantëve, znj. Adla Sasati.
🙏 Faleminderit të gjithë anëtarëve të komunitetit tonë për përkushtimin e tyre në promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare në Greqi. Së bashku, ne vazhdojmë të ndihmojmë në ruajtjen dhe shpërndarjen e trashëgimisë sonë kulturore!
🇦🇱 𝐓𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧: 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐠𝐢𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐞𝐦𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈𝐬
✅ Me sukses u…
Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Tuesday, October 1, 2024