Balluku: Miratimi i pozicionit negociues, hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi hap të rëndësishëm drejt integrimit europian, miratimin në mbledhjen e sotme të Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian të pozicionit negociues për grupkapitullin e themeloreve në negociata.

Balluku theksoi se, pas një procesi maratonë përgjatë 14 muajve, shtator 2022 – nëntor 2023, Shqipëria finalizoi procesin e vlerësimit të nivelit aktual të përgatitjes “Screening” për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke përfshirë një pjesëmarrje të gjerë të të gjitha institucioneve dhe punonjësve publik.

Në takimin e sotëm pasi u shqyrtuan edhe rekomandimet e Raportit të Komisionit të Çështjeve Evropiane të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, u miratua Pozicionin Negociues i Republikës së Shqipërisë për Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve “Themeloret”.

“Miratimi i këtij dokumenti përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Balluku.

Lexo më shumë nga

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish