Llatja pret ambasadorin e Katarit: Mbështetje bashkisë së Elbasanit në projekte konkrete

Ambasadori Al-Dossari shprehu gatishmërinë e Katarit për të mbështetur iniciativa që forcojnë marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona.


Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja priti në një takim ambasadorin e Katarit, Jabor Ali H.A. Al-Dossari, me të cilin diskutoi për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit strategjik në disa fusha kyçe, duke përfshirë ekonominë, turizmin dhe shkëmbimet kulturore.

Gjatë takimit bashkëpunimi në fushën e ekonomisë ishte një nga pikat kryesore të bisedës, me fokusin për të gjetur mënyra konkrete për të rritur investimet dhe zhvillimin e përbashkët në qytetin e Elbasanit.

Turizmi, një tjetër sektor me potencial të madh u vlerësua si një fushë me rëndësi të veçantë për të dy vendet, duke ofruar mundësi për promovimin e kulturave dhe traditave unike të Shqipërisë dhe Katarit.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Një tjetër aspekt i rëndësishëm ishte shkëmbimi kulturor, ku u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve midis dy popujve nëpërmjet artit, muzikës dhe trashëgimisë kulturore.

Ambasadori Al-Dossari shprehu gatishmërinë e Katarit për të mbështetur iniciativa që forcojnë marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona.

Kryebashkiaku Llatja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit duke siguruar se bashkia e Elbasanit është e angazhuar që idetë e diskutuara të kthehen në projekte konkrete.

Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane

Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të PS-së përballë fotove nga takimet elektorale të Partisë Demokratike…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane

Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të PS-së përballë fotove nga takimet elektorale të Partisë Demokratike…