Klosi: Shqipëria drejt një sektori energjitik të qëndrueshëm, motor për rritjen ekonomike

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) mori pjesë të enjten në një seminar të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësministri Ceno Klosi.


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) mori pjesë të enjten në një seminar të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësministri Ceno Klosi.

Ky seminar, i zhvilluar në bashkëpunim me SASPAC dhe me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA), ishte pjesë e projektit “Tranzicioni i Drejtë në Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë aktivitetit, u prezantuan skenarët e politikave që synojnë financimin e reformës në sektorin e energjisë, me fokus në krijimin e një sektori energjetik gjithëpërfshirës për të gjithë vendet e rajonit.

Zv/Ministri Ceno Klosi vlerësoi përpjekjet e ndërmarra në sektorin energjetik të Shqipërisë, duke nënvizuar se vendi tashmë është në gjendje të përballojë sfida globale si kriza energjetike e vitit 2022 dhe po shndërrohet me shpejtësi në një motor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Klosi theksoi se shkëmbimet e ideve midis pjesëmarrësve ishin frytdhënëse, duke u fokusuar në zhvillimet dhe përmirësimet e sektorit nga këndvështrime të ndryshme. Ai shtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur për të zhvilluar një sektor energjitik të qëndrueshëm dhe të fuqishëm, i cili jo vetpëm përballon krizat globale, por kontribuon ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!