Gonxhja: EU4Culture, fuqizim i ekonomisë lokale përmes kulturës dhe historisë

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS)


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u takua me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato me të cilin diskutoi për progresin e projekteve të përbashkëta mes Bashkimit Evropian dhe MEKI-t.

“Me mbështetjen e BE-së, kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e projekteve që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në kulturën dhe ekonominë tonë”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Në takim është diskutuar për ecurinë e programit EU4Culture, i cili është fokusuar në rijetësimin e monumenteve të kulturës dhe qyteteve historike me rëndësi të veçantë për trashëgiminë tonë kulturore.

Ky program jo vetëm që synon të rikthejë shkëlqimin e këtyre zonave, por edhe të nxisë turizmin dhe të fuqizojë ekonomitë lokale përmes kulturës dhe historisë të pasur shqiptare.

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Programi ka në qendër rinovimin dhe rijetësimin e objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë euro. (ATSH)

Me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Silvio Gonzato ku diskutuam për progresin e projekteve të përbashkëta mes…

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, October 7, 2024

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…