Çelet “Future2Tech”, panairi i Inovacionit, Teknologjisë dhe Edukimit

Në Tiranë u çel sot për të dytin vit radhazi panairi ndërkombëtar “Future2Tech” në Pallatin e Kongreseve.


Në Tiranë u çel sot për të dytin vit radhazi panairi ndërkombëtar “Future2Tech” në Pallatin e Kongreseve.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky panair sjell së bashku profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë, për të eksploruar zgjidhje inovative dhe zhvillimet më të fundit në këtë fushë”.

Gonxhja ftoi qytetarët të vizitojnë stendën e MEKI, për t’u njohur me programet e kodimit që kjo ministri mbështet, si dhe me projektin “Gjenerata e Inovacionit” nga AIE, ku idetë më novatore të të rinjve 15-29 vjeç do të përzgjidhen si fitues dhe do të implementohen në administratën publike.

Ky aktivitet është një nga më të rëndësishmit për sipërmarrjet në fushën e teknologjisë dhe bizneset që lidhen me të. Në panair do të marrin pjesë 100 ekspozues, biznese, institucione dhe start-up. Në dy ditët e panairit do të zhvillohen 10 panele diskutimi mbi tendencat globale të industrisë, ndërsa 50 folës do të prezantojnë shërbimet më inovatore në treg.

“Future2Tech” i kushtohet teknologjisë dhe inovacionit, ku përfaqësues nga sektorë të ndryshëm kanë mundësinë të njihen me inovacionin e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë dhe të pasqyrojë nismat, përpjekjet, bashkëpunimet, mundësitë dhe sfidat e kësaj fushe si në shërbimin publik, edhe atë privat.

(ATSH)

Begaj për ‘Il Tempo’: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

PresidentI Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj për ‘Il Tempo’: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

PresidentI Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë…