Vota e diasporës, Celibashi: Nga 11 janari nisin aplikimet për regjistrimin në platformë për emigrantët

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se duke nisur nga data 11 janar nisin aplikimet në platformën për emigrantët për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.


Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se duke nisur nga data 11 janar nisin aplikimet në platformën për emigrantët për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Në një intervistë televizive Celibashi theksoi se emigrantët kanë gati 60 ditë në dispozicion për të kryer regjistrimin, pasi 63 ditë para zgjedhjeve KQZ duhet të publikojë listën përfundimtare të zgjedhësve.

“11 janari është afati i fundit për ne si institucion që duhet të kemi gati platformën për emigrantët. Që nga ai moment ata janë në gjendje të aplikojnë. Kanë 60 ditë në dispozicion, por edhe ato ditë nuk janë të plota, sepse 63 ditë para datës së zgjedhjeve komisioneri duhet të publikojë listën paraprake të zgjedhësve”, nënvizoi Celibashi.

Pas kësaj periudhe, shtoi ai, pasi shpallet lista përfundimtare e atyre që do të votojnë jashtë vendit dhe dikush nuk e gjen emrin në listë, ka të drejtën e ankimit në gjykatë deri 7 ditë para ditës së zgjedhjeve.

“Për votuesit është shumë e rëndësishme që 120 ditë para datës së zgjedhjeve kanë mundësi të aplikojnë dhe kanë gati 60 ditë për t’u regjistruar”, tha Celibashi.

Celibashi u shpreh se, “emigrantët duhet të vërtetojnë që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë, apo gjenden në ditën e votimit në mënyrë të përligjur jashtë territorit të Shqipërisë. Do duhet të kenë një adresë të saktë, në këtë adresë do u dërgohet fleta e votimit nga KQZ”.

“Nëse ngelemi te çështja e regjistrimit dhe mënyra se si do funksionojë kjo platformë, që do të menaxhohet nga KQZ, çdo votues që ka interesin për të votuar nga vendi ku ai banon, nëpërmjet kësaj platforme mund të ushtrojë këtë të drejtë dhe të paraqes këtë kërkesë. Platforma garanton 100 % mbi autenticitetin e këtij aplikimi dhe identitetin e votuesit”, tha Celibashi.

Celibashi sqaroi gjithashtu se, “secili prej tyre do krijojë një llogari të vetën, si në çdo aplikacion tjetër. Nuk ka asnjë lloj komplikimi teknik për efekt të garancive të identitetit të personit që do bëjë aplikimin. Ne kemi propozuar që të jetë edhe një faktorë biometrik identifikues, si njohja e fytyrës nëpërmjet të cilit ai do duhet të krijojë llogarinë e vetë dhe nëpërmjet këtyre tre elementëve ne do bindemi për identitetin unik të votuesve”.

(ATSH)

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…