Erdogan: Feja islame, fe e paqes!
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ceremonisë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se feja islame është simbol i paqes dhe se nuk ka vend për asnjë axhendë tjetër.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ceremonisë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se feja islame është simbol i paqes dhe se nuk ka vend për asnjë axhendë tjetër.
“Të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë! Në qytetërimin, në mendimin islam koncepti “Xhami” ekziston në zemër të jetës dhe në qendrën e civilizimit si dhe në themelet e qytetërimit. Njëkohësisht, xhamitë janë vende të shenjta ku reflektohen vlerat shpirtërore dhe vlerat që burojnë nga zemra për të cilën lavdërohen nga shoqëria, nga vëllazëria si dhe njëkohësisht e nxit bashkëpunimin dhe solidaritetin duke e mbajtur të gjallë dhe duke e shndërruar kështu unitetin e kësaj hapësire të xhamisë dhe në praktikë”, tha Erdogan.
“Njëkohësisht, xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani me zë të lartë, xhamitë nuk janë vende vetëm për tu adhuruar, por janë vende për të thirrur njerëzimin në mirësi, në adhurimin në Allahun e vetëm si dhe i bashkon myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe e cila në njëfarë mënyrë na imponon detyrën neve si myslimanë që jo vetëm të ndërtojmë xhamitë por tu dalim zot dhe t’i mbrojmë ato”, u shpreh Presidenti i Turqisë.
“Njësoj sikur sot që po ndërtojmë dhe po hapim xhaminë, duhet të përpiqemi dhe në të ardhmen që të gjithë së bashku t’i jetojmë këto vlera të cilat na i ofron xhamia dhe t’i mbajmë gjallë këtu mes nesh. Ne nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe nuk duhet tua lëmë bosh sheshin, fushën të gjithë atyre grupeve apo qarqeve të cilët ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale”, theksoi Erdogan.
“Pra, kjo është detyra e çdo myslimani që ka vetëdije dhe ndërgjegje. Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve tanë myslimanë, me zemër dhe ndërgjegje të pastër. Turqia do të vazhdojë tu qëndrojë pranë të gjithë atyre që kanë nevojë dhe njëkohësisht nga këtu u përcjell të gjitha përshëndetjet për të gjithë vëllezërit të cilët sot janë këtu prezent”, u shpreh Erdogan.
Presidenti i Turqisë në fjalën e tij, komentoi dhe konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. “Siç e dini dhe ju, ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit i cili është startuar nga Izraeli në Gaza dhe në territoret e saj të pushtuara, në tokat palestineze. Janë 50 mijë vëllezër tanë të pafajshëm palestinezë të cilët kanë rënë martirë, shehidë, janë vrarë në sulmet e Izraelit si dhe mbi 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitetet dhe vendet e pazarit të tregut apo të punës ku ata ushqeheshin. Qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit”, theksoi Erdogan.
Ai nënvizoi se “është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra terrorizimit shtetëror për të cilën aplikohet nga Izraeli në Palestinë. Qeveria e Izraelit dhe e Netanyahu ka treguar serish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen atje në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke e sulmuar dhe shtetin e Libanit”, u shpreh Erdogan.
“Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dhe një herë dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjë, nga këtu edhe një herë ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ne nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I ndodhur brenda këtyre mendimeve dhe ndjenjave i lutem Allahut Xheleshanuhu të gjitha adhurimet, duatë, që do bëhen në këtë xhami të pranohen tek i madhi Zot. Shpresoj që xhamia jonë e Namazgjasë të jetë e hairit, të sjellë dobi për myslimanët shqiptarë, për myslimanët e mbarë Ballkanit”, përfundoi Erdogan.