Erdogan: Intensifikojmë investimet e ndërsjella

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan theksoi sot në Tiranë se “me konsultimet tona të sotme ne e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik, të cilin e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik, njerëzor dhe kulturor”.


Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan theksoi sot në Tiranë se “me konsultimet tona të sotme ne e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik, të cilin e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik, njerëzor dhe kulturor”.

Në dekklaratën e përbashkët pas takimit dypalësh dhe pas firmosjes së bashku me Kryeministrin Edi Rama të marrëveshjes për thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe tre marrëveshjeve të bashkëpunimit, Presidenti Erdogan u shpreh i nderuar që ndodhej në vendin mik e vëllazëror siç e cilësoi Shqipërinë. Erdogan solli në vëmendje se vitin e kaluar u festua 100- vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

“Marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore në fakt shtrihen prej një shekulli. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në takimin tonë të parë të Këshillit në Ankara shkurtin e kaluar”, nënvizoi Erdogan.

Presidenti turk Erdogan u shpreh se “gjithashtu me deklaratën e përbashkët që nënshkruam theksuam vendosmërinë tonë për të zhvilluar dhe thelluar këshillin tonë në fusha të ndryshme”.

Presidenti Erdogan tha se konfirmoi vullnetin për të avancuar bashkëpunimin me tre marrëveshjet që sapo u nënshkruan në fushën e bujqësisë, arsimit të lartë dhe marrëdhëniet me publikun dhe komunikimin.

“Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisin mirëqënien e popujve tanë. Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë në fazën e parë kjo. Gjatë takimeve tona ne ramë dakord për të intensifikuar investimet tona të ndërsjella për të përfshirë sektorë novatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme”, tha Erdogan.

Duke folur për bashkëpunimin në shëndetësi, Erdogan tha se “ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në shëndetësi me operimin e përbashkët të Spitalit të miqësisë në Fier, të cilin e ndërtuam në një kohë rekord në vitin 2021”.

“Do të ofrojmë gjthashtu mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik dhe aleatit tonë të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake”, tha Erdogan.

Presidenti turk informoi se me Kr0yeministrin Rama diskutuan edhe mbi çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, kundër FETO-s.

“Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që kemi marrë sot”, tha Erdogan.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…