Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, vizitë pune në Londër

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese zhvilloi takime me përfaqësues të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Administrative, si dhe me përfaqësues të Kolegjit Gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar.


Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj zhvilloi një vizitë pune dyditore pranë gjykatave më të larta në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me Zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në kuadër të projektit “Forcimi i shtetit të së drejtës nëpërmjet mbështetjes së Gjykatës Kushtetuese”.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Gjykatës Kushtetuese zhvilloi takime me përfaqësues të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Administrative, si dhe me përfaqësues të Kolegjit Gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar.

Vizita synoi zgjerimin e njohurive mbi proceset dhe praktikat gjyqësore në Mbretërinë e Bashkuar, mbi zbatimin e parimeve të common-law dhe përdorimin e precedentit gjyqësor në vendimmarrje.

Në ditën e parë të vizitës delegacioni u prit nga Lord Chamberlain, i cili i njohu pjesëmarrësit me juridiksionin e Gjykatës Administrative të Apelit, veçanërisht me rolin e saj në kontrollin e ligjshmerisë së akteve të organeve shtetërore. Delegacioni pati mundësinë të ndiqte disa seanca gjyqësore, si dhe të zhvillonte një sesion diskutimi profesional dhe tepër të frytshëm me Lord Dungerman, gjyqtari që kryesonte trupën gjyqësore në këtë gjykatë. Kryetarja Zaçaj e falënderoi Lordin Dingerman për pritjen e shkëlqyer dhe për mbështetjen për nismën e organizimit të kësaj vizite.

Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni është pritur nga Lady Rose dhe Lord Sales, gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët u ndalën në sistemin e emërimit dhe karrierës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në juridiksionin dhe përdorimin e precedentit në praktikën e kësaj gjykate. Në vijim, ata iu përgjigjën pyetjeve të shumta të bëra nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duke dhënë përgjigje mjaft të vlefshme të ilustruara edhe përmes çështjeve konkrete nga praktika e tyre gjyqësore.

Po ashtu, gjyqtarët shqiptarë vizituan edhe Gjykatën e Lartë Tregtare, në të cilën biseduan me gjyqtarin Robin Knowless sa i takon rolit dhe përvojës së kësaj gjykate në zgjidhjen e çështjeve tregtare dhe të arbitrazhit kundrejt edhe sfidave aktuale bashkëkohore.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.