Rregullorja e re e menaxhimit të plazheve, Kumbaro: Më shumë hapësira publike

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedist, Mirela Kumbaro u takuan sot me operatorë turistikë të Kavajës dhe Rrogozhinës.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedist, Mirela Kumbaro u takuan sot me operatorë turistikë të Kavajës dhe Rrogozhinës.

Kumbaro theksoi se gjatë takimit u diskutua ecuria e sezonit turistik veror, si dhe u prezantua rregullorja e re e menaxhimit të plazheve që do të publikohet javën e ardhshme.

Sipas ministres Kumbaro, rregullorja e re vendos një raport më të drejtë mes interesit për më shumë hapësira publike dhe zhvillimit të sipërmarrjeve turistike.

Afro 8.3 milionë të huaj kanë ardhur në Shqipëri nga janari deri në shtator. Fluksi i lartë i të huajve këtë vit ka tejkaluar me gati 30% më shumë numrin e atyre të hyrë vjet, në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për periudhën janar-gusht peshën kryesore të turistëve e mbajnë shqiptarët nga Kosova me 2.5 milionë hyrje.

Grupi i dytë i vizitorëve të huaj është ai i italianëve, me rreth 658 mijë hyrje. Vendin e tretë e mbajnë vizitorët nga Maqedonia e Veriut me 510 mijë hyrje, ndërsa në vend të katërt janë turistët nga Greqia me 450 mijë hyrje.

(ATSH)

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…