Balluku: Dorëzuam 44.5 km rrugë të reja në 2024-ën

Balluku theksoi se janë bërë të disponueshme një sërë aksesh turistike si ai Palasë-Dhërmi apo Orikum-Dukat


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur sot se gjatë këtij viti janë dorëzuar 44.5 km rrugë të reja, që janë autostrada të kategorisë A.

Në konferencën e zhvilluar në përmbylljen e sezonit turistik veror, Balluku theksoi se këtë vit u hap rruga Thumanë-Kashar për përdorimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve.

“Nga mbrëmja e 28 qershorit deri në 30 shtator, në aksin Thumanë-Kashar kanë kaluar 2 milionë e 700 mijë automjete, shifër rekord edhe për autostradat e tjera të rajonit”, tha ajo.

Ndërkohë Balluku theksoi se nga tuneli i Llogorasë i cili u hap në 5 korrik, kanë kaluar deri në 30 shtator 715 198 automjete.

“Këto shifra janë përgjigjja e vetme për të gjithë ata që vazhdojnë baltosin një vend që po lulëzon në rang botëror për sa i përket industrisë së turizmit dhe që ka vëmendjen e plotë të të gjitha medieve ndërkombëtare”, tha Balluku.

Po ashtu, Balluku theksoi se janë bërë të disponueshme një sërë aksesh turistike si ai Palasë-Dhërmi apo Orikum-Dukat.

“Do të vazhdojmë edhe me lidhjen e Orikum-Dukat me tunelin e Llogorasë, apo vazhdimi i rrugës së Jugut, që e kemi premtuar”, tha ajo.

Balluku theksoi po ashtu se ka ende shumë punë përpara si hapja e garës ndërkombëtare për një tjetër segment të Korridorit Blu, atë Milot-Balldren, një segment shumë i pritur nga gjithë pjesa e veriut të vendit. (ATSH)

📍Përmbyllja e sezonit turistik veror 2024 me rekorde të reja në nivelet e flukseve hyrëse,

📍Përmbyllja e sezonit turistik veror 2024 me rekorde të reja në nivelet e flukseve hyrëse dhe të ardhurave për ekonominë kombëtare e familjare, si edhe me sfida të reja për të cilat është projektuar strategjia e re për #ShqipërinëTuristike2030 kampione e Ballkanit dhe konkurente e denjë në Mesdhe♥️🦅🖤🏆

#AlbaniaAllSenses🏖️🌊🧗‍♂️💐
#BeautifulAlbania🌸🌼🌺
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Saturday, October 12, 2024

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm