Berlin, Muzhaqi: Politikat rinore, forcim i rolit të tyre në vendimmarrje

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po merr pjesë në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit


Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi po merr pjesë në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Ministrja Muzhaqi mori pjesë në panelin e diskutimit “Perspektivave Rinore: Si mund të jenë ata ndryshimi?”.

Ky panel përbënte një pjesë të rëndësishme të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Laboratorit të Mendimit 2024, ku u zhvillua një diskutim i rëndësishëm mbi sfidat dhe mundësitë që has rinia në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit e këtij paneli, ministra të ndryshëm nga rajoni si dhe aktivistë të rinj të njohur diskutuan mbi politikat rinore në Ballkanin Perëndimor duke u ndalur tek praktikat më të mira. Panelistët shprehen bindjen se të rinjtë e rajonit duhet të forcojnë dhe konsolidojnë akoma më tej bashkëpunimin përmes nismave rajonale të ndërmarrja në këtë fushë.

Ministrja Muzhaqi në fjalën e saj u ndal gjerësisht tek puna e bërë për krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë shqiptarë, duke i angazhuar në vendimmarrje në nivel lokal dhe qëndror, programet e ndryshme për punësimin nëpërmjet praktikave dhe programin e garancisë rinore, por edhe nismat fantastike për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe krijimin e një ofertë më të mirë studimi në Shqipëri.

“Ne kemi hedhur hapa të rëndësishëm në drejtim të forcimit të rolit të të rinjëve në vendimarrje sepse ne besojmë që zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe të përkthehet në politika reale në shërbim të nevojave të tyre”, pohoi Ministrja Muzhaqi.

Një tjetër temë kryesore e diskutimit ishte ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare, me qëllim rritjen e tërheqjes dhe përshtatshmërisë së sistemit arsimor për studentët, si dhe krijimin e një oferte më të mirë studimi në Shqipëri. Këto nisma janë të domosdoshme për të garantuar që rinia e sotme të ketë mundësitë dhe burimet e nevojshme për të zhvilluar potencialin e saj në një kontekst evropian më të gjerë.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministrja Muzhaqi pati gjithashtu disa takime ku diskutoi mbi politikat rinore që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në këtë drejtim dhe cfarë synon permes tyre.

Samiti i Procesit të Berlinit ofron një platformë të rëndësishme për diskutimin e çështjeve kyçe që ndikojnë në zhvillimin e rajonit dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(ATSH)

Votimi nga jashtë, Celibashi apel emigrantëve në Itali: Ngarkoni dokumentin nga ana e adresës

Numri i kërkesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në platformën Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER)…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, Celibashi apel emigrantëve në Itali: Ngarkoni dokumentin nga ana e adresës

Numri i kërkesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në platformën Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER)…