Shqipëria mposht Gjeorgjinë në Tbilisi me gol të Asllanit

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 0-1 mbrëmjen e sotme përballë Gjeorgjisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B1 të Nations League.


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 0-1 mbrëmjen e sotme përballë Gjeorgjisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B1 të Nations League, të luajtur në stadiumin “Mikheil Meskhi” në Tbilisi.

Silvinjo zbriti në fushën e lojës me 3 ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Çekisë.

Në portë luajti Strakosha, në mbrojtje Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, në mesfushë Asllani, Ramadani dhe Laçi dhe në sulm Bajrami, Asani, Tuci.

Shqipëria e nisi mirë lojën teksa që në minutën e 2-të erdhi gjuajtja e parë në portë, teksa Laçi provoi nga distanca, por priti portieri gjeorgjian Mamardashvili pa probleme.

Në minutën e 5-të, Gjeorgjia pati një mundësi të artë shënimi, por Zivzivadze gaboi pranë vijës fatale duke gjuajtur mbi traun e portës.

Në minutën e 8-të pati një goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës gjeorgjiane, e fituar nga Kristjan Asllani. Skemë e mesfushorit, që krosoi te Ismajli, i cili gjuajti me kokë, por priti Mamardashvilli.

Një minutë më pas Asllani provoi me të majtën në hyrje të zonës, por topi u ndal nga njëri prej mbrojtësve.

Në minutën e 11-të Strakosha bëri një pritje spektakolare, që i mohoi një gol të sigurt Davitashvili.

Në minutën e 14-të ishte mundësia më e mirë për shënim te Shqipëria. Tuci mori një pasim të shkëlqyer në zonë nga Asani dhe provoi me të djathtën, por priti Mamardashvili që shpëtoi portën e gjeorgjianëve.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Gjeorgjia e shtoi presionin ndaj portës kuqezi duke pasur disa raste shënimi. Ishte Kvaratskhelia që në minutën e 40-të provoi të rrezikojë duke goditur nga e djathta, por Strakosha priti pa probleme.

Pjesa e dytë nisi me gol për Kombëtaren shqiptare. Ishte Bajrami që në minutën e 48-të shpërtheu nga e majta dhe pasoi te Tuci, i cili bëri spondin për Asllanin, me mesfushorin që lëshoi një gjuajtje të fortë dhe e ndali topin në rrjetë.

Në minutën e 57-të Shqipëria i afrohet golit të dytë. Pas një pasimi të marrë nga Asani në zonë, Bajrami gjuan direkt, por topi shkoi ngjitur me tranversën. Futbollisti i Shqipërisë nuk i beson syve.

Më pas në minutën e 64-t shpëton porta e Shqipërisë. Gjuajtja e Zivzivadze me kokë nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.

Në minutën e 66-të Daku merr vendin e Tucit. 3 minuta më pas vjen rasti i aprë për sulmuesin shqiptar. Krosim i shkëlqyer i Asllanit për Dakun në zonë, me kokë sulmuesi gjuan jashtë, duke humbur një rast të mirë për të dyfishuar.

Në minutën e 80-të Shqipëria rrezikoi me anë të një kundërsulmi të Seferi, i cili gjuajti drejt portës, por topi u devijua dhe shkoi lehtësisht në duart e portierit.

Në minutat e mbetura gjeorgjianët ushtruan presion në portën shqiptare, por nuk mundën të gjejnë golin e barazimit, duke e mbyllur ndeshjen 0-1 për kuqezinjtë.

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë me 6 pikë në Grupin B1, po aq sa Gjeorgjia dhe Çekia.

Pas fitores reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndau videon e golit të Kristjan Asllanit.

Gjeorgji-Shqipëri 0-1

Asllani 48’

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautazde, Chakvetazde, Kvaratskhelia, Zivzivadze

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Tuci.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri