Spiropali: Konferenca Ndërqeveritare me BE, moment historik dhe sukses i merituar për Shqipërinë

Sot nisi punimet në Gjenevë sesioni i 149 i Asamblesë së Unionit Ndërparlamentar, në të cilin merr pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.


Sot nisi punimet në Gjenevë sesioni i 149 i Asamblesë së Unionit Ndërparlamentar, në të cilin merr pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Në fjalën e saj në sesionin plenar të Asamblesë, Spiropali u njoftoi pjesëmarrësve lajmin se në 15 tetor Shqipëria mban Konferencën Ndërqeveritare me BE për çeljen e grupkapitujve të parë të negociatave, Themelorët.

“Kjo është një arritje e merituar e Shqipërisë dhe Kuvendi do të vijojë të forcojë lidershipin, legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit”, theksoi kryeparlamentarja.

Në vijim, Spiropali vuri në dukje se, “roli i parlamenteve në mbështetjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror po bëhet gjithnjë e më thelbësor. Në ditët e sotme, zhvillimi i çdo vendi po mbështetet gjithnjë e më shumë nga progresi shkencor e teknologjik. Zhvillimi i vrullshëm i dijeve dhe teknologjive po pasohet edhe nga “demokratizimi” i tyre, pra rritja e aksesit në teknologjitë e informacionit dhe inteligjencën artificiale, të grupeve të mëdha të popullsisë, sidomos rinisë”.

Aktualisht, shtoi Spiropali, “Shqipëria ka arritur një përdorim masiv të shërbimeve publike online. Rreth 95% e shërbimeve në vend ofrohen tashmë online. Sfidat e përdorimit të teknologjisë në shërbimet publike shtohen edhe për shkak të rrezikut të sulmeve kibernetike, të cilat vijnë si rrjedhojë e qëndrimeve të vendosura e të qarta të Shqipërisë kundër terrorizmit. Megjithatë ato nuk do të përbëjnë kurrë arsye për ndryshimin e qëndrimeve tona të palëkundura në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë, paqes, demokracisë dhe lirisë së popujve”.

Spiropali nënvizoi se, “Kuvendi ka miratuar kohët e fundit komisionin e posaçëm për koordinimin e përpjekjeve kundër dezinformimit dhe interferencave të huaja dhe është i vendosur të mbrojë sistemin demokratik prej ndërhyrjeve të huaja malinje”.

Në vijim, Spiropali u ndal edhe në zbatimin e arritjeve të progresit shkencor e teknologjik në mbështetjen e funksioneve, veprimtarive dhe proceseve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, si inkorporimi i dijeve dhe arritjeve shkencore bashkëkohore në procesin e hartimit të ligjeve, krijimi i strukturave të posaçme të shërbimeve parlamentare dhe ndërtimi i një bashkëpunimi permanent institucional me universitetet dhe institucionet akademike.

Spiropali drejtoi edhe njërën prej seancave plenare të këtij sesioni të Asamblesë.

(ATSH)

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…