Çelja e negociatave, Balluku: Ditë e shënuar për Shqipërinë!

Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE shënoi edhe hapjen e bisedimeve për kapitujt e “Themeloreve”


Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, që u mbajt sot në Luksemburg shënoi edhe hapjen e bisedimeve për kapitujt e “Themeloreve”, blloku kryesor i negociatave për anëtarësim.

Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për të përmbushur të gjitha detyrimet e ardhshme, me synimin përfundimtar anëtarësimin e plotë në BE.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi një ditë të shënuar.

“Jemi në një ditë tjetër të shënuar për Shqipërinë që do të mbahet mend gjatë”, tha Balluk pas hapjes së negociatave në Luksemburg.

Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në një postim në rrjetet sociale. Ai thekson se kjo është “një ditë historike për Shqipërinë”.

“Sot, me hapjen e grup-kapitullit të parë “Themeloret” në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për integrimin në BE, Ministria e Drejtësisë merr një rol vendimtar në avancimin e reformave për institucione më efikase në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit. Vijojmë me vendosmëri drejt “Shqipëria 2030″”, thekson Manja.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!