Çelja e negociatave, Spiropali: Moment historik që garanton pakthyeshmërinë e reformave

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e konsideroi moment historik, mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e konsideroi sot moment historik, mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grup-kapitullin ‘Themeloret’, është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, “Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë evropiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet kombëtar strategjik”.

“Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore”, shtoi Spiropali.

(ATSH)

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.