Gerapetritis: Kapitulli i parë i bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë të përfshijë edhe të drejtat e pakicave

Kapitulli i parë i bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, i cili u hap sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës


Kapitulli i parë i bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, i cili u hap sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, përfshirë minoritetin etnik grek, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, deklaroi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, sapo mbërriti në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg.

Gerapetritis vuri në dukje se “ky qëndrim tani është një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

”Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs”, shtoi ai.

“Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, deklaroi Gerapetritis.

”Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, theksoi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.