Hapja e kapitujve të parë të negociatave, Ahmeti: Lajm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e cilësoi sot si një lajm të jashtëzakonshëm hapjen e grupkapitullit të parë negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e cilësoi sot si një lajm të jashtëzakonshëm hapjen e grupkapitullit të parë negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin e Europës Juglindore”, u shpreh Ahmeti në një reagim.

Ai përgëzoi përzemërsisht të gjithë shqiptarët, Kryeministrin Edi Rama dhe gjithë ekipin që punoi pa u lodhur drejt hapjes së kapitujve të parë negociues.

“Uroj që Shqipëria të punojë fort në drejtim të realizimit të objektivit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030”, theksoi ai.

Ahmeti gjithashtu u shpreh i zhgënjyer që Maqedonia e Veriut nuk është sot në krah të Shqipërisë për arsye të bllokimit të rrugëtimit evropian.

“S’ka se si mos të përmend dëshpërimin që Maqedonia e Veriut nuk është sot në krah të Shqipërisë për arsye të bllokimit të rrugëtimit tonë evropian si pasojë e moszbatimit të kornizës negociuese të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut”, tha ai.

“Ne duhet bërë çmos që të sigurojmë dhe vulosim të ardhmen evropiane për qytetarët tanë duke demonstruar lidership dhe përcaktim. Alternativë tjetër, nuk kemi! Evropa është rruga jonë e vetme”, theksoi ai.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.